‘Pse ka dalë mami në televizor’? Prekëse! Djali 4-vjeçar pyet dajën për nënën që i vrau xhaxhai në Tiranë

Detaje prekëse për fëmijët jetimë të Migena Sinanit që u vra në gjumë nga kunati i saj, Roland Sinani. Ky i fundit ishte i pamartuar dhe merrte mjekim pasi vuante nga probleme të shëndetit mendor, teksa vrau Migenën në sy të fëmijës së saj 2-vjeçar. Fëmija tjetër i Migenës, 4 vjeç ndodhej tek dhoma e gjyshërve në momentin e ngjarjes.

43-vjeçari Roland Sinani e ka qëlluar me armë zjarri duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Burri i Migenës ka qenë në punë në momentin e tragjedisë pasi punonte si taksist. Ndërkohë mësohet se vëllezërit, pra burri i viktimës dhe autori, kanë qenë në konflikt prej kohësh. Ndërkohë vëllai i Migena Sinani, Ariel Kodra ka treguar detaje tronditëse, teksa shton se motra nuk kishte konflikte me kunatin e saj.

Daja pse ka dalë mami në televizor”, ka thënë djali. Nuk mundemi t’i themi fëmijëve të vërtetën. Nuk e konceptoj dot arsyen se pse e vrau. Ai është më i shokuar (Erioni, burri i motrës së tij). S’ka pasur debate. Ka pasur ndonjë pakënaqësi të vogël siç ka çdo familje. Nuk na kishin shprehur asgjë të keqe. Motra ime ishte e sjellshme, jo se kam motër. E di vetë se kush ishte me të vërtetë. Nuk ka pasur asnjë gjë tjetër. Se dija që kunati i saj vuante nga probleme të shëndetit mendor. Djalin e motrës e merrja unë. E kisha marrë unë, e merrja të premten dhe e mbaja deri të diel. Më tha se do ikja ta merrja në orën 17:00. Më mori në telefon dhe shkova e mora.

E mora djalin dhe ajo do vinte. Do ishte dhe më e rëndë nëse dhe djali do ishte aty. Kunati im punonte taksist prej 7 muajsh vetëm për fëmijët. Motra ime nuk punonte se lindi vajzën. Ka qenë më parë në punë. Motra po mblidhte lekë për të ndërtuar shtëpinë e re dhe do të jetonin sërish bashkë si familje, dmth jo të ndarë. Njerëzit më të afërt të Erionit ishin në funeral, ai ishte në krahun tim. Deri në momentin kur hëngrëm drekën e motrës time të ndjerë. Derën e shtëpisë time s’ja kam mbyllur kurrë asnjë njeriu. Unë atij s’i kam thënë që jam në hasmëri, por që e kam vëlla. Si mund t’i mbyll derën vëllait tim!”, tha i vëllai i 37-vjeçares.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *