Arbenita dhe Fero, tashmë prindër të vogëlushes Nina, kanë treguar vazhdimisht për jetën e tyre private në rrjete sociale.
Mirëpo, duket se kjo dëshirë është më e madhe nga ana e Feros, pasi modelja nuk preferon t’i ndajë të gjitha me ndjekësit.
Teksa qëndronin në dhoma të ndryshme të shtëpisë, ata u futën në video live me njëri-tjetrin dhe nisën të komunikonin me fansat.
Në një moment Fero tregon se partnerja e tij Arbenita, fal të pesëta vaktet dhe s’ka asgjë të keqe deri këtu. Por, duket se Arbenitës s’i pëlqeu cënimi i privatësisë, ndaj i thërriti “Ejj, ta futa bllok”.
Madje, ajo u ngrit dhe shkoi në dhomën tjetër ku ishte Fero, duke i thënë “Të kam thënë diçka, mos i trego gjërat e mia se nuk kam qejf!”.
Fero nga ana tjetër qeshte pas “kërcënimeve” të Arbenitës.
video-output-D52105B0-CC7D-4A54-8D36-244907E0C178