Inaugurohet një shesh me emrin “Kosova” në Itali, Osmani: Tani kemi një copëz Kosove në zemër të Kalabrisë

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka takuar arbëreshët e komunës së Fransitës së Italisë.

Të parës së shtetit iu nda çmimi “Gjergj Kastrioti”, çmim për të cilin tha se është mirënjohje para së gjithash për betejën historike të Kosovës për liri dhe ruajtjen e identitetit kombëtar.

“Po ashtu, në zemër të Arbërisë, në praninë e shumë arbëreshëve të Frasnitës, inauguram sheshin, i cili e mban emrin e Republikës sonë, sheshi ‘Kosova’”, shkroi Osmani.

Tutje, ajo tha se nga sot, Kalabria ka një copëz Kosove në zemër të saj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *