Mbledhja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve e paraparë të mbahet për ditën e sotme është shtyrë.
Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.
“Në momentet e fundit derisa po diskutohej në këshillin për operacione zgjedhore, ku po trajtoheshin shumë çështje që priteshin të dilnin sot më rendin e ditës, anëtarët e KQZ konsideruan se do të duhej më shumë informacione në lidhje më rendin e ditës”, ka thënë Elezi.
Më tutje Elezi ka bërë të ditur se mbledhja e paraparë të zhvillohet sot në orën 11:00 u shty për ditën e nesërme.
Në rend dite ishin një varg pikash që kishin të bënin me organizimin e zgjedhjeve në veri.