Stresi arriti të shpallet fitues i Big Brother Vip Kosova në sezonin e parë.
Reperi i njohur gjatë qëndrimit brenda ka folur vazhdimisht për ish-gruan e tij, Kejsin, duke thënë se një nga qëllimet e futjes së tij brenda shtëpisë ishte ribashkimi me të.
Gjatë shout ajo i dërgoi një video përkrahje ndërsa të gjithë jemi sy e vesh për të parë se çfarë po ndodh tani e tutje me dyshen.
Reperi i njohur ka dhënë së fundmi një intervistë për “Prive”, ku mes të tjerash është pyetur: A ka shpresë për ribashkim me Keisin?
Nuk e di, janë do gjëra që nuk mundesh t’i parashikosh. Nuk e di, nuk mund të flas më për këtë temë një herë për një herë”, u përgjigj Stresi.
I pyetur se si i ishte dukur rrugëtimi i tij në “Big Brother VIP”, Stresi tha se kanë komunikuar sapo kanë dalë dhe ajo e ka uruar. “Nuk është se kishim një komunikim siç e kishim prit por…të jetë mirë”, shtoi reperi.