Hoxha i njohur kosovar del në pension, i dhurohet një Mercedez luksoz

Një prej hoxhallarëve më të njohur ytë Kosovës, Mallzam Mallzamit, i është dhuruar një Mercedez nga një bashkëfshatar i tij bizmesmen, pas një iftari gjigand shtruar nga vetë hoxha, me rastin e daljes në pension.

Burim Piraj, presidentit i kompanisë Hallall në Kosovë, me qendër në Dragash, i dorëzoi çelësat e makinës luksoze atij që ndryshe njihet si kontribuues për dhjetra xhami në Kosovë por më së shumti në Shqipëri.

Pas viteve ’90, Mallzam Mallzami do ishte ndër të parët hoxhallarë të Kosovës që do zhvendosej rregullisht në Shqipëri për të kontribuuar në rililindjen e jetës islame cep më cep vendit me çerekshekulli ateizëm shtetëror, sidomos me ndërtim xhamish.

Këtë ai e vijoji rregullisht për më shumë se 30 vjet. E fundit xhami që po kontribuon, është ajo e Cakranit, fshatit të njohur mes Fierit dhe Mallakastrës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *