Policia flet për rënien e ashensorit pak para iftarit në lagjen Emshir

Për arsye ende të panjohura ka rënë ashensori i një ndërtese në rrugën “Hysni Gashi” në Emshir të Prishtinës, mbrëmë rreth orës 19:00. Si pasojë e kësaj ngjarje, tre persona kanë marrë trajtim mjekësor nga 9-të sa ishin në ashensor.

Florie Ahmeti, zëdhënëse në policinë e Rajonit të Prishtinës, tha se policia me prokurorinë janë duke u marrë me rastin.

“Dje rreth orës 19:00 kemi pranuar informatën për një incident (rënie e ashensorit) në lagjen Emshir në Prishtinë, saktësisht në një ndërtesë në rrugën “Hysni Gashi” ku janë lënduar 3 nga 9-të personat të cilët ishin në një ashensor. Personat e lnduar janë dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që policia në koordinim me prokurorinë dhe institucionet kompetente po merren me rastin”, tha Ahmeti.

Nuk dihen shkaqet e rënies së ashensorit, por se raste të tilla ndodhin në Kosovë, ka dyshime se këto raste ndodhin për shkak të cilësisë së dobët të ndërtesave kolektive në përgjithësi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *