Influencerja shpalos teorinë pse meshkujt duhet të paguajnë për gjithçka në një marrëdhënie

Një influencere amerikane ka shpalosur në TikTok një teori, sipas së cilës, në një marrëdhënie, një mashkull duhet të paguajë gjithmonë për gjithçka.

Bec Donlan, nga Los Angeles, ka mendimin se burrat “ndihen të pasigurtë” nëse nuk i mbulojnë vetë të gjitha shpenzimet.

Në videon e postuar në rrjetin social, Bec shprehet: “Unë mendoj se femrat nuk duhet të paguajnë për asgjë në një marrëdhënie. Nuk është se ne duam të trajtohemi si mbretëresha, por mendoj se është pak më e thellë si çështje. Në marrëdhëniet që kam pasur, gjithmonë kam paguar për veten. Dhe të gjitha këto marrëdhënie kanë përfunduar pasi mashkulli është ndjerë i pasigurtë dhe pa burrëri. Pra, e kam pasur fajin vetë. Nëse që në fillim ai do të paguante për të gjitha, kjo do i bënte mirë egos së tij, do të ndihej si mbret. Meshkujt kanë nevojë të ndihen mbretër”.

“Pra, nëse e lejojmë mashkullin që të kujdeset për ne, ai do të jetë më i lumtur dhe marrëdhënia do të zgjasë më shumë, pasi nuk do të ketë luftë për pushtet”, shton Bec Donlan.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *