Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se bëhet fjalë për një 22-vjeçar, i cili fillimisht është kapur me babain e tij për shkak të veturës që deshi ta shes. Për shkak se nuk arritën të merreshin vesh, i dyshuari e ka kërcënuar prindin dhe ka shkaktuar telashe në shtëpi.Sinjali mëson se për të mos mbarur me kaq, ai ka filluar ta demolojë shtëpinë e tij, duke thyer dyert, në shenjë revolte për vendimin e babait të tij.
Përballë kësaj situate, viktima vendosi që ta denoncojë të birin në Polici, ku ka kërkuar ndihmë, me ç’rast një njësi policore e ka shoqëruar në stacion policor të dyshuarin.
Pas përfundimit të procedurave policore, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë dhe ndaj tij është iniciuar rasti për veprën penale “Dhunë në familje”.