Rrahje mes dy grupesh në xhaminë e Koshtovës për teravi, ndërhynë Policia

Dy grupe të rinjsh kanë zgjedhur që hesapet që i kishin jashtë xhamisë t’i qëronin brenda objektit fetar, duke u rrahur mes vete.

Burime të “Mitropol” bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur disa netë më parë gjatë kohës së namazit të jacisë dhe faljes së teravive në xhaminë e fshatit Koshtovë të Mitrovicës.

Sipas të njejtave burime, këto dy grupe djemësh të rinj kishin një mosmarrëveshje gojore jashtë xhamisë të cilën vendosën ta zgjedhin me grushte brenda objektit ku adhurohet Zoti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *