Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka uruar ekipin e Bad News Eagles për kualifikimin në Majorin e Parisit në CS:GO.
Kurti ka thënë se tashmë të gjitha shtetet me ekipet e tyre i njohin djemtë tanë.
Ai shtoi se është i lumtur me potencialin e rinisë tonë.
“Bad News Eagles përsëri pjesë e Majorit. Sonte ata mposhtën ekipin e dytë më të mirë në botë. Tashmë të gjitha shtetet me ekipet e tyre i njohin djemtë tanë”, ka shkruar Kurti në Instagram.
“Jam i lumtur për potencialin e rinisë sonë. Shumë suksese e përpara për fitore të reja!”.