Artani: Të gjithë u paguan për të qëndruar në BBVK: Kërkush nuk ish shku nëse nuk ish kompenzu

Finalisti i edicionit të parë të Big Brother VIP Kosova, Artan Thaqi ka konfirmuar se të gjithë konkurentët janë paguar për të qëndruar në shtëpi.

Artani tha se ky informacion do të duhet të mbahej fshehtë për shkak të kontratës me produksionin e BBVK.

Tutje, ish-banori tha se askush nuk do të kishte hyrë në shtëpinë Big Brother nëse nuk do të paguhej.

Të them të drejtën nashta ka gabu pak Bruno, se është një informacion që nuk duhet me thanë shkaku i kontratës. Në këtë rast duhet me qenë pak i rezervun, por logjikisht nëse e kuptoni që secili prej nesh që ka hy brenda ka lan diçka jashtë keq. Edhe besoj që kërkush nuk ish shku aty nëse nuk ish kompenzu apo pagu me diçka. Normal ka pas diçka edhe në atë pjesë. Po prej fillim deri në fund, për mu deri në finale”, u shpreh Artani në emisionin e pasditës në Kanal 10.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *