Mëngjesin e sotëm Jori Delli u ka treguar banorëve një histori me Silvo Berlusconin.
Ajo tha se ishte e ftuar në një emision italian kur ish-kryeministri italian ka marrë në telefon regjinë dhe u ka thënë që kamerat të fokusojnë më shumë atë.
Më pas prezantuesi i emisionit sportiv nuk e ka ftuar më Jorin, pasi nuk donte që të dilte sikur Berlusconi e drejtonte atë.
Pjesë nga biseda:
Jori: Isha njëherë në një emision “Tiki Taka”, ai mori në telefon regjinë edhe tha ‘vendosni kamerat më shumë tek ajo vajza atje’. Edhe doli lajmi. Unë për fajin e tij nuk shkova më te emisioni për muaj.
Banorët: Pse?
Jori: Se prezantuesi nuk donte të jepte idenë sikur Berluskoni ngaste atë, edhe ai nuk më foli më
Lorenci: Nuk e mora vesh çfarë tha
Jori: Mori në telefon regjinë Berlusconi dhe tha kush është ajo vajza, tregoje më shumë
Lorenci: Kush ishte?
Luizi: Jori pra
Lorenci: Edhe?
Jori: Edhe nuk vajta më