“Ajo është si panterë e zezë”, Kristi bën thashetheme për Efin

Kristi është njëri prej tre banorëve që ka më shumë se 100 ditë brenda në shtëpi. Në një bisedë që ai po bënte me Ronaldon, për lojën, ky i fundit e këshilloi Kristin të mos e humbasë durimin sepse dhe pak ka mbetur.

Kristi u shpreh se atij i është sulur e gjithë shtëpia, ndërsa u ndal te Efi kur e tha këtë gjë.

Duke e cilësua si “Panterë e Zezë”, Ronaldo tha se mes tyre nuk ka fare debat, ndonëse Efi përpiqet të prodhojë një të tillë.

Sipas Kristit, ajo gjatë debatit kalon në banalitete dhe shkon në disa pika, që atij nuk i pëlqen fare t’i prekë.

Nga ana tjetër, ai tha se Kiara u dorëzua shumë shpejt, ndonëse hyri si lojtare e fortë herën e dytë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *