Dorëzohet Vuqiçi: Nuk mund të mposhtim NATO-n dhe nuk dua të vdesim

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç tha në Beograd se vendet perëndimore bombarduan Jugosllavinë me qëllim që Kosova të jetë e pavarur dhe jo për shkak të politikave të liderit të atëhershëm serb Slobodan Millosheviç.

“Ata që na goditën nuk e bënë për shkak të Sllobodan Millosheviçit, por për shkak të interesave të tyre gjeopolitike, për të na vjedhur Kosovën. Dhe ata ende janë të habitur se si po luftojmë dhe si po mbrojmë të drejtën ndërkombëtare dhe Kartën e OKB-së”, tha Vuçiç për RTS.

Vuçiç tha se Beogradi po i ndihmon serbët në Kosovë duke dhënë “para të mëdha” dhe luftë diplomatike dhe se vetëm “njerëzit e papërgjegjshëm” duan një konflikt me NATO-n dhe botën perëndimore.

“Kush mendon se duhet të hyjmë në konflikt me NATO-n, unë do t’i them që nuk është normale dhe do të bëj çmos që të mos ketë kurrë”, tha Vuçiç.

Ai tha se serbët nuk do të marrin pjesë në zgjedhjet e ardhshme lokale në katër komuna në veri të Kosovës dhe se qeverisja(lokale) që do të formohet pas tyre nuk do të ketë legjitimitet.

I pyetur se si do të jetë për serbët në veri të Kosovës pas zgjedhjeve të 23 prillit, Vuçiç tha se do të jetë “keq, si në okupim”, sepse qeverisja do të formohet nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

“Kurti do ta sundojë Mitrovicën e Veriut nga 24 prilli. Do të jetë keq për serbët, si nën okupim. Po çfarë mund të bëjnë, a duhet të çojë tanke? Nuk mundem, nuk mund të mposhtim NATO-n dhe nuk dua të vdesim. Dua t’i zgjidhim gjërat në mënyrë paqësore, të shkoj drejt normalizimit”, tha Vuçiç

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *