I ftuar në emisionin informativ “Prime Time”, avokati i të liruarit nga akuza e vrasjes së Donjeta Pajazitajt, Ahmet Tahiri, duke folur për klientin e tij ka deklaruar se e kemi pritur një vendim të tillë.
Ai ka thënë se herën e parë ai është shpallur i pafajshëm dhe pastaj është dënuar dhe sot Gjykata Supreme i dha verdiktin final kësaj çështje.
“Që nga fillimi nuk ka ekzistuar asnjë provë, presioni publik e bëri të vetën dhe ai u dënua. Nuk ka as dëshmitarë as provë materiale që e lidhin Naserin me këtë rast”, tha Tahiri.
Ai ka thënë se kanë shkuar edhe në FBI fijet e flokut të gjetura në veturën e Naserit dhe kanë dalë që nuk janë të Donjetës.
“Pretendimet që Donjeta ka hipur në veturën e Naserit kanë qenë të gabuara”, tha Tahiri.
Ai i ka quajtur të panevojshme gjithë ato procedura, gjykime e rigjykime ndaj klientit të tij. /Gazeta10/