Berisha: Hajni e nepotizëm si asnjëherë më parë, i di edhe hajnat me emër

Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, teksa po fliste në lidhje me korrupsionin, u shpreh se tani si asnjëherë më parë ka hajni dhe nepotizëm.

Madje, ai u shpreh se hajnat i di edhe me emër, duke kërkuar nga qeveria që të mos thirren në antikorrupsion.

“Te korrupsioni, hajni, nepotizëm si kurrë ndonjëherë më parë, i di edhe hajnat me emër. Kur t’i marrin parat këta të juajt, qeveria, këta oligarkët që ua japin, këta na tregojnë, se i njohim. Mos u thirrni shumë në antikorrupsion”, tha ai.

Berisha u shpreh gjithashtu se kjo qeveri është më e dështuara ndonjëherë.

“Besoj që kjo qeveri është më e dështuara ndonjëherë, mendoj që nuk ka hapsirë as për diskutim me ju, as më iu kritiku. Është e vërtetë që LDK-në e ka marrë lumi, është e vërtetë që edhe PDK-në e ka marrë Memli, vetëm edhe një është e vërtetë, lumi Vjosa i ka marrë këta dhe një dreq e di se ku keni me u ndal”, u shpreh tutje ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *