Thuhet se Brad Pitt ka lejuar një burrë të ve të jetojë në pronën e tij të mëparshme në Los Angeles pa qira.
Sipas aktores së “Elvira”, Cassandra Peterson – nga e cila Pitt bleu pronën prej 1,9 hektarësh në Los Feliz, Kaliforni, në vitin 1994 – aktori e lejoi burrin të banonte deri në vdekjen e tij në moshën 105-vjeçare.
“Ai ishte shumë, shumë i sjellshëm me burrin”, tha Peterson për yllin e “Fight Club” në një intervistë të re me People.
Gruaja e këtij burri ndërroi jetë dhe burri, John jetonte atje. E di që Brad e lejoi të jetonte atje pa paguar asgjë derisa vdiq”, tha tutje ajo, shkruan PageSix.