Gërvalla: Anëtarësimi në Këshillin e Evropës çështje muajsh, NATO mbetet prioritet kryesor

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka thënë se prioriteti i Kosovës duhet të jetë anëtarësimi në NATO. Këtë e quajti edhe prioritet të saj, dhe se për këtë e kërkoi edhe ndihmën e opozitës.

Gjatë raportimit në Komisionin për Punë të Jashtme dhe Diasporë, lidhur me Planin e Punës së MPJD-së, kryediplomatja foli edhe për tri marrëveshjet e nënshkruara në kuadër të Procesit të Berlinit.

Si vendi i parë që i ka ratifikuar këto marrëveshje, të njëjtën Gërvalla e kërkoi edhe për shtetet fqinje. Ajo tha se përafrimi me NATO-n mbetet prioritet kryesor.

“Kosova duhet të investojë shumë për një anëtarësim në NATO, por duhet kryer hapat paraprakë që janë të nevojshëm. Në takime e vëmë në pah rëndësinë që ka për paqen dhe stabilitetin në rajon. Bashkëpunimi rajonal me të cilat merremi, kemi tri marrëveshje të implementuara nga marrëveshja e Berlinit siç janë njohja e tri profesioneve dhe diplomave me tri vendet fqinje. Jemi të parët që i kemi ratifikuar këto marrëveshje”, tha ajo, teksa u shpreh e bindur se edhe shtetet tjera të rajonit do ta ratifikojnë këto marrëveshje.

“Viti 2023 do të jetë vit i mësimit të gjuhës shqipe për mërgimtarët tanë. Kemi punuar shumë në ligjin për diasporën gjë që do t’ua prezantojmë shumë shpejtë”.

Gërvalla, tha se është bërë përparim në procesin e anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës pa dorëzimit të aplikimit në maj të vitit të kaluar.

 “Një pjesë e madhe e punës gjatë këtij viti do të jetë e fokusuar në anëtarësimin në Këshillin e Evropës ku kemi bërë një progres të mirë deri tani. Presim hapa të tjerë të rëndësishëm me shpresën që anëtarësimi i plotë të jetë çështje muajsh dhe jo çështje vitesh”.

Ndërkaq, për aplikimin në Bashkimin Evropian, Gërvalla se duhet të bëhet lobim edhe pse thotë si proces do të zgjasë siç ndodh edhe me vendet e tjera.

Deputeti i PDK, Xhavit Haliti, i dha një vërejtje ministres për mosprezencë të saj në mbledhjet e kaluara.

“MPJD duhet me bashkëpunuar. Gushtë me komisionin tonë dhe jo për tu zvarritur sepse keni marrë edhe vërejtje për mospërgjigje ndaj Komisionit Parlamentar.

“Cilët ministra ju kanë ftuar dhe cilët ministra janë ftuar për vizitë në Kosovë”, pyeti Haliti, teksa dha edhe vërejtje për funksionimin e ambasadave dhe konsullatave në botë.

“Kam përshtypje se ambasadat tona janë shndërruar në biznese për të luftuar se kush po fiton më shumë”.

“Janë paraqitur shumë shqiptarë me emra të rrejshëm dhe me kombësi të rrejshme kinse shqiptarët në Kosovë po na bëjnë terror, e sidomos ato fetare”, tha Haliti.

Sa i përket vizitave të kryediplomatëve të huaj në Kosovë, Gërvalla tha se kohëve të fundit janë shpeshtuar këto vizita zyrtare. Ajo numëroi disa prej tyre që kanë vizituar Kosovën, raporton EO.

“Mund të them se si kurrë më parë ju keni një prezencë të ministrave të jashtëm në Kosovë. Këtë vit unë kam pasur një takim me ministrin e Jashtëm të Belgjikës, me ministrin e Jashtëm të Italisë, me ministrin e Jashtëm të Suedisë. Në Kosovë ka qenë kryediplomati i Emirateve Arabe, i Greqisë dhe ka edhe ministra dhe kryetarë shtetesh, kryeministra e presidentë që na kanë vizituar. Ka edhe të tjerë që pritet ta vizitojnë në muajin korrik”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *