Babai i Kiara Titos ka reaguar pas komenteve negative ndaj të bijës dhe ka shprehur se vajza e tij vetëm qante pas daljes nga shtëpia e BBV.
Ai shprehu se qëndrimi i moderatores pas rihyrjes në shtëpi ka të bëjë pikërisht me këto komente, por theksoi se inati i saj nuk do të zgjasë shumë.
“Vetëm qante, është shumë e thjesht nga jashtë. S‘ka sharë njeri, është e tejmbushur. Tani nuk po vepron në inat e sipër, 1 javë maximumi i zgjat inati. Nuk mban inat Kiara, njerëzit që nuk i do nuk i shan, por i injoron. Njerëzit do thonin kjo nuk ndryshoka, po kokëderre qenka. Është një lojë. E kem thënë që është një lojë. Ne do vazhdojmë me këtë pjesë që të mos goditet më Luizi. Fillon e mbaron Big Brother vetëm Kiara dhe Luiz. Çfarë është rreth Luizit do përmendet”-tha ai.
Mëtej, i ati theksoi se e bija po paguan një çmim për të tjerët.
“Kiara po paguan një çmim për të tjerët. Është më e afërt sepse e pa reagimin e njerëzve. Për të qenë është e ftohtë se është natyrë e saj. Tani një reagim do e bënte. Po të mos bënte reagim do thonin pse nuk reagoi. Një lidhje që ka 2 persona, kur lidhen bashkë nuk ka një shabllon që duhet të ndiqet. Kjo është një lidhje që vendoset këtu. Mund të zihen në darkë dhe pajtohen në mëngjes. Disa javë përpara Zhaklina e pyeti Kiara pse nuk pranon të të ndihmojë Luizi. Kur I bëri pyetjen primen e shkuar, tha jo gratë duhet të jenë vetë. Ajo zgërdhihet”, vijoi ai.