Një foshnjë në Turqi e cila kaloi 128 orë e bllokuar në rrënojat e tërmetit shkatërrues ne Turqi është ribashkuar me nënën e saj, e cila më parë ishte deklaruar e vdekur.
Vajza tre muajshe e gjysmë u ribashkua me nënën e saj të shtunën, 54 ditë pasi ajo u shpëtua nga një ndërtesë e dëmtuar në provincën e Hatay.
Ministri i Familjes dhe Shërbimeve Sociale të vendit Derya Yanik e ndihmoi çiftin të ribashkohej pasi lidhja e tyre u vërtetua përmes një testi të ADN-së.
“Një nga detyrat më të çmuara në botë është ribashkimi i një nëne me fëmijën e saj,” tha Yanik. “Të ishe pjesë e asaj lumturie do të thoshte shumë edhe për ne.”