Shpesh herë të rinjtë e kanë të vështirë të pranojnë ndarjen nga partnerët e tyre. Ata nuk zgjedhin formë për të provuar që të kthehen sërish bashkë, e madje nuk i kursejnë as kërcënimet ndaj tyre, raporton Gazeta Sinjali.
E një rast i tillë ka ndodhur mbrëmë rreth orës 20:00 ku një 19-vjeçare nga fshati Ribar i Madh i Lipjanit, ka denoncuar në Polici ish të dashurin e saj.
Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se ajo ka deklaruar në Polici se 25-vjeçari nuk po e lë rehat që kur janë ndarë, duke e shantazhuar se do t’ia publikojë videot intime nëse s’kthehen sërish bashkë.
Po ashtu ajo është shprehur e frikësuar të dalë nga shtëpia dhe të vazhdojë jetën normale, pasi që thotë as ish i dashuri po e përcjell dhe po e ndal në rrugë.
25-vjeçari është paraqitur në stacion policor për intervistim dhe me vendim të prokurorit ai do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Ngacmim’.