Kurti: Termi i marrëveshjes së 4 prillit është “viktimat e zhdukura me dhunë”

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, deklaroi të enjten se në deklaratën e dakorduar me palën serbe në Bruksel për çështjen e të pagjeturve, përmendet termi të zhdukurit me dhunë.

Sipas tij, edhe atëherë kur thuhet “persona të pagjetur” apo “të zhdukur”, bëhet fjalë për të zhdukurit me dhunë.

Borrell: Kosova dhe Serbia pajtohen për deklaratën rreth çështjes së të pagjeturve, Kurti dhe Vuçiq do ta miratojnë në takimin e ardhshëm

“Formulimi i saktë në anglisht është ‘forcibly disappeared’, pra do të thotë ata që janë të zhdukur me dhunë dhe kështu është termi i cili është darkoduar dhe ndodhet në përmbajtjen e marrëveshjes”.

“Pra, edhe atëherë kur do të deklarohet e do të thuhet ‘persona të pagjetur’, ‘të zhdukur’ e ‘që mungojnë’, gjithmonë bëhet fjalë për të zhdukurit me dhunë”, tha Kurti në një deklarim për media.

Ai konfirmoi edhe takimin me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, që do të mbahet gjatë këtij muaji në Bruksel.

“Ne do t’i analizojmë së bashku me zëvendëskryeministrin Bislimi rezultatet nga takimi që është zhvilluar në Bruksel më 4 prill dhe pastaj do ta përcaktojmë një ecje përpara për muajin prill brenda së cilit do të ketë një takim të nivelit të lartë, mirëpo edhe njëherë po e ritheksoj se duhet të zbatohet e gjithë marrëveshja e në kuadër të marrëveshjes kemi një nen që është për zbatimin e marrëveshjeve të mëhershëm”.

“Por, si një çështje urgjente në aneksin e zbatimit që u dakordua në Ohër parashihet pikërisht çështja e të pagjeturve nga lufta përkatësisht të zhdukurit me dhunë”, përfundoi kreu i ekzekutivit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *