Ish-zyrtari i LDK-së, Adem Salihaj, ka thënë se personat që i kanë bërë atentat kanë pasur mbiemrin Syla dhe kanë qenë kushërinj të Azem Sylës, ish-shefit të Shtabit të UÇK-së.
“Është duke ndodhur gjykimi i njerëzve në Hagë. Thashë në fillim, është e dëmshme për Kosovën, pavarësisht që jam viktimë. Prej këtyre njerëzve, me fakte, janë dënuar njerëzit me emra. Për mua janë dy aktgjykime. Këta janë shefat e tyre. Edhe disa që nuk janë. Janë dy-tri vetë me mbiemrin Syla, kushërinj të Azem Sylës. Mos më kallxo mu. Azem Syla a ka qenë shef i Shtabit të Përgjithshëm”, ka thënë në emisionin Pressing në T7.
Salihaj tregoi se ngjarja kishte ndodhur në Ferizaj dhe se ishte paralajmëruar më herët në një televizion, ku një person kishte thirrur dhe kishte jep sinjale se një atentat do të ndodhte.
Më ka drejtuar revolën, por për fat të mirë edhe unë kam pasur një revole dhe ia kam drejtuar atij. Për fat të mirë ai nuk ka mundur të shtijë drejt meje, por as unë drejt tij. Pasi u larguan pak kam shtirë tri herë, por jo drejt dikujt. Ata u futën në makinë dhe ikën”, tha ai.
“Pas asaj ka qenë një fushatë e PDK-së kundër meje. Në televizion një ditë më herët është paralajmëruar vraja ime në media. Kishte thirrë dikush drejtpërdrejt dhe kishte thënë ‘ku do ta bëjë vendin nesër Adem Salihaj’. Pra ishte paralajmëruar më herët”, shtoi Salihaj.