Trump Tower në Çikago u vendos në një bllokim të papritur, për shkak të një alarmi që sinjalizoi se një person i armatosur kishte hyrë në katin e 27-të të ndërtesës.
Autoritetet sqaruan se ngjarja nuk ka lidhje me ndonjë akt terrorist, por me gruan e dyshuar që po shfaqte sjellje agresive për shkak të dhunës që dyshohet se ka përjetuar nga bashkëshorti i saj.
Gruaja hyri në ndërtesën e vendosur në 401 N. Wabash Avenue rreth orës 11:35 me orën lokale me një pushkë në duar.
Pas incidentit, policia lëshoi një deklaratë duke iu referuar një incidenti të izoluar që nuk lidhet me terrorizmin.
Prezenca e forcave të policisë ka qenë e fortë në godinë dhe jashtë saj ku ndodhen apartamentet dhe dhomat e hotelit.
Incidenti ndodhi disa orë pas gjyqit të Trump, në të cilin ai u padit për 34 akuza në lidhje me rastin e financimit të vitit 2016 të yllit porno Stormy Daniels, me të cilin ish-presidenti amerikan kishte një marrëdhënie.