Banda e hajdutëve godet butikun luksoz, merr çanta me vlerë mbi 200 mijë euro

Një bandë hajdutësh kanë kryer një supergrabitje në butikun historik Fendi në qendër të Romës.

Ngjarja ka ndodhur gjatë natës por është vënë re vetëm mëngjesin e sotëm nga menaxheri i dyqanit, i cili kur ka shkuar për të hapur dyqanin vuri re se dera ishte hapur me forcë dhe zbuloi mungesën e produkteve.

Hajdutët përvetësuan rreth tridhjetë çanta me vlerë të madhe që i kalon 200 mijë euro.

Fakti që dyqani është i pajisur me kamera sigurie mund të jetë i dobishëm për hetime, por nuk përjashtohet që hajdutët të kenë vepruar me fytyrë të mbuluar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *