Kosova në hartë paraqitet si pjesë e Serbisë në Konventën e Turizmit në Tiranë

Gjatë ditës së djeshme në Tiranë është mbajtur Koventa Ndërkombëtare e Turizmit.

Aty është paraqitur një hartë ku shihet se një pjesë e territorit të Kosovës është paraqitur me mbishkrimin ‘Serbia’, shkruan lajmi.net.

Kjo hartë e cila informon për investimet në disa biznese hotelierie në qytete të ndryshme të Shqipërisë.

Video e diskutimit ku është shfaqur kjo hartë, është publikuar në Facebook nga kryeministri i Shqiperisë Edi Rama.

Rama ka njoftuar se Konventa Ndërkombëtare e Turizimit e para për herë të parë në Ballkan është bashkëorganizim me Organizatën Botërore të Turizmit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *