Sindikata e QKUK-së ka protestuar në lidhje më pakënaqësitë për koeficientin dhe pagat te stafi i mesëm administrata dhe ai mbështetës të punonjësve shëndetësor.
Pakënaqësi ata kanë edhe për heqjen e shtesave për shujtë, rrezikshmëri dhe stazh të punës.
Kryetari i kësaj Sindikate, Xhemajl Selmani, tha se pas miratimit të Ligjit të pagave kanë shpresuar në ngritjen e mirëqenies social, por që sipas tyre ndodhi e kundërta.
“Shtesat në page siç jeni shujtat, rrezikshmëria dhe stazhi i punës janë hequr ose përgjysmuar. Klasifikimi i pozitave sipas profesionit janë ngatërruar keq, dhe si pasoje e kësaj, shumë profesionistë te certifikuar paguhen si punëtorë të rregullt”
“Ka çrregullime ne të gjitha instancat duke filluar nga mjeku e deri te kopshtari e ne veçanti në personelin infermieror ku klasifikimi i atyre që janë të kualifikuar me bachelor dhe shkolle te mesme nuk ekziston”, tha tutje ai.
“E gjithë kjo katrahure nuk na qon në ngritjen e nivelit dhe cilësisë së shërbimit shëndetësor, por drejte shthurjes së tij. Në vazhdën e kësaj kërkojmë përgjigje të shpejte nga instancat menaxheriale e në veçanti nga MSh”.
“Kapaku i pakënaqësisë është ulja e pagave të administratës së sistemit shëndetësor, sektorit i cili është promotor i menaxherizmit. E gjithë kjo katrahure nuk na qon në ngritjen e nivelit dhe cilësisë së shërbimit shëndetësor, por drejte shthurjes se tij. Në vazhdën e kësaj kërkojmë përgjigje të shpejtë nga instancat menaxheriale e në veçanti nga MSh”.