Krasniqi: Absurde të akuzohem për persekutimin e anëtarëve të LDK-së

Në ditën e tretë të gjykimit ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Venkatesëari Alagendra, mbrojtja e ish-kryeparlamentarit Jakup Krasniqi e ka radhën për të bërë deklaratat hyrëse për rastin.

Pas saj, fjalën e ka marrë vetë Krasniqi, i cili ka filluar fjalimin me disa fakte rreth jetës së tij, ku ndër të tjera ka thënë se kjo është e domosdoshme për të dëshmuar pafajësinë e tij.

Ish-kryeparlamentari i Kosovës e ka konsideruar si absurde akuzën se ka qenë i përfshirë në përndjekjen ndaj anëtarëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

“Absurde që të akuzohem për persekutimin e anëtar137ve të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Vet isha anëtar i Lidhjes Demokratike, familjarët e mi ishin anëtarë të Lidhjes Demokratike dhe  po ashtu edhe bashkëveprimtarët e bashkëluftëtarët”, ka thënë Krasniqi.

Ish-zëdhënësi i UÇK-së, ka deklaruar se vetëm një mendjeje të çoroditur mund t’u ketë lindur ideja se ka qenë pjesë e përndjekjes ndaj familjarëve, bashkëveprimtarëve e bashkëluftëtarëve të tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *