Në një mënyrë krejt të papritur është krisur miqësia mes dy banorëve që ishin më të preferuarit e publikut, Luizi dhe Efi.
Pas rikthimit në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, Efi u prit ftohtë nga Luizi, i cili gjithë vëmendjen e tij e ka tek e dashura, Kiara.
Lidhur me këtë, Efi ka shprehur zhgënjimin e saj ndaj Luizit në spektaklin e mbrëmjes së sotme, ku ndër të tjera ka pasur edhe një përballje direkte me këngëtarin.
Efi: Është e tmerrshme. Unë nuk u çudita nga asgjë që pashë. Ndihem shumë e zhgënjyer nga miqtë që kam pasur. Kam folur me Luizin e di që do Kiarën në finale, por nuk e kuptoj pse nuk do të jemi miq. E kam diskutuar dhe me banorë të tjerë, nuk e kuptoj qëllimin e Luizit që të më mbajë larg. Mund të më pyeste, ndihem e zhgënjyer sepse jam e njëjta. Nuk çuditem nga asnjë, zhgënjimi im është Luizi.
Kam dyshim që Luizi ka folur me Kiarën. Ata që kam konsideruar miq, tani nuk janë më. Me aq sa njoh Luizin, mendoj se ka folur me Kiarën dhe mban këtë qëndrim me mua, diçka ka këtu.