Kurti pret në takim ambasadorin francez, diskutojnë për aneksin e marrëveshjes së Ohrit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guérot.

Sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit, në këtë takim është diskutuar mbi çështjet aktuale politike në vend, me fokus marrëdhëniet dypalëshe ndërmjet të dyja vendeve, format e mënyrat për thellimin e tyre.

“Diskutimet u zhvilluan mbi çështjet aktuale politike në vend, me fokus marrëdhëniet dypalëshe ndërmjet dy vendeve dhe format e mënyrat për thellimin e tyre”, thuhet në komunikatë.

Në takim është biseduar edhe për raportet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, për procesin e dialogut, Marrëveshjen Bazë dhe aneksin e zbatimit të saj.

“U bisedua, po ashtu, edhe për raportet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, për procesin e dialogut, Marrëveshjen Bazë dhe aneksin e zbatimit të saj sipas dakordimit të arritur në Ohër më 18 mars, si dhe për takimin e sotëm në Bruksel në nivel kryenegociatorësh”, njofton Kryeministria.

/GazetaSinjali/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *