Ministri i Kurtit vihet në siklet për Vetmenaxhimin, përpiqet t’i shmanget pyetjeve

Asociacioni do të realizohet sipas ligjeve të aplikueshme në Kosovës dhe bazuar në Kushtetutën e Republikës së Kosovës, ka thënë të hënën ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi.

Në një intervistë të parehatshme për të në Transmetuesin Publik mbrëmjen e djeshme, ministri Krasniqi është shfaqur në siklet kur është pyetur për Asociacionin e Komunave me shumicë Serbe dhe Vetmenaxhimin e Komunitetit Serb.

Njeriu i parë i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal ka thënë se nuk mund të flasë për Vetmenaxhimin e Komunitetit Serb, ndonëse delegacioni kosovar në bisedimet e Ohrit është pajtuar për këtë pikë.

“Ëëë.. unë mund të flas për termin Asociacion, i cili është i planifikuar me Ligjin për Vetëqeverisje Lokale”, ka thënë ministri Krasniqi, raporton Paparaci.

Ai e ka cilësuar si jourgjente çështjen e Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe. Ka thënë se me urgjencë për Qeverinë e Kosovës është çështja e të zhdukurve.

Për Asociacionin, ministri Krasniqi, i vënë në siklet nga pyetjet e gazetarëve të RTK-së, ka mohuar të jetë pjesë e Marrëveshjes së Ohrit.

“A e keni lexuar Marrëveshjen e Ohrit? A e keni parë termin Asociacion?”, i është përgjigjur Krasniqi me kundër-pyetje, gazetarëve.

Pjesa e plotë e intervistës së ministrit Krasniqi për Asociacionin:

Gazetari: Si e keni parë ujdinë e Ohrit për këtë çështje [Asociacionin] dhe si do të menaxhohet ky vet menaxhim i vetëqeverisjes për komunitetin serb?

Ministri: Siç edhe kam qenë i bindur kur z. Kurti më ka ftuar që të jem pjesë e qeverisjes së tij, që secili veprim do të jetë i bazuar në legjislacionin në fuqi, në Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Kemi dakordancë dhe po punohet intensivisht që kjo të bëhet e mundshme dhe të shohim..

Gazetari: Çka i bie të bëhet e mundshme? Kush?

Ministri: Kemi një dakordancë, kemi një marrëveshje bazë në Bruksel, e cila është e dakordume me dia nene. Të gjitha të barabarta. Në mesin e tyre vetëm njëra ka urgjencë, së paku për ne, është ajo e të zhdukurve me dhunë dhe në përgjithësi për shoqërinë kosovare ky është prioriteti absolut në këtë marrëveshje.

Gazetari: Për Asociacionin çfarë mendimi keni?

Ministri: Ëëë.. në cilin aspekt?

Gazetari: A do të ketë Asociacion sipas Marrëveshjes së Ohrit?

Ministri: Është paraparë sipas ligjeve aplikative në Kosovë se cili mund të jetë niveli i Asociacionit. është Ligji për Vetëqeverisje Lokale i cili i referohet të drejtës së komunave për bashkëpunim në nivel të asociacionit. Kemi Ligjin për Bashkëpunim Ndërkomunal i cili e precizon në detaje këtë aspekt. Gjithçka brenda kësaj kornize është e paraparë

Gazetari: Çka është vetëmenaxhimi për ju?

Ministri: Ëëë.. unë mund të flas për termin Asociacion, i cili është i planifikuar me Ligjin për Vetëqeverisje Lokale.

Gazetari: A është Asociacioni në Marrëveshjen e Ohrit?

Ministri: A e keni lexuar Marrëveshjen e Ohrit? A e keni parë termin Asociacion?

Gazetari: E ka thënë edhe kryeministri Kurti që ‘ka Asociacion’.

Ministri: Po veç.. në rregull unë po të tregoj se cilat janë bazat ligjore se si mund të funksionalizohet një Asociacion. Unë, as si ministër i Pushtetit Lokal, as si pjesëtar i qeverisë nuk mund të diskutoj për një asociacion i cili nuk është i aplikuar në ligjet tona dhe Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

https://www.facebook.com/watch/?v=676864890876788

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *