Kryetarja e Gruas së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku-Sadriu ka thënë se në këtë fillim muaji, secili qytetar që ka pagë nga shteti e ka kuptuar se është varfëruar.
Në një shkrim në Facebook, ajo ka thënë se çdo ditë, mbijetesa po bëhet sfidë në Kosovë, ndërsa Qeveria, sipas saj, nuk po merr asnjë masë për të përmirësuar ekonominë.