Vazhdon gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, sot fjalën e ka mbrojtja e Thaçit, Veselit, Krasniqit e Selimit

Në ditën e dytë të gjykimit kundër ish-krerëve të UÇK-së, sot fjalën e saj do ta ketë mbrojtja e të akuzuarve.

Në seancën e cila do të fillojë në orën 09:00 sipas kohës lokale në Kosovë, por që sinjali i transmetimit vjen për 45 minuta me vonesë, për shkaqe sigurie, në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, avokatët mbrojtës të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, në pika të shkurtra, do të paraqesin mbrojtjen e tyre kundër akuzave të Zyrës së Prokurorit të Specializuar.

Për mbledhjen e provave, prokurorët thanë se kanë përdorur komunikata të UÇK-së, intervista televizive, dokumentarë, si dhe shënime personale, të gjetura në shtëpitë e disa prej të akuzuarve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *