Ledri Vula është në punë e sipër për projektin e ri muzikor. Tashmë artisti ka nisur xhirimet për këngën që pritet të publikohet së shpejti.
Por, jo çdo gjë ka shkuar si duhet. Reperi është lënduar në buzë, duke u çarë. Ka qënë partnerja e tij, Sara Hoxha, ajo e cila ka publikuar pamje nga gjendja e Ledrit.
Ajo thotë se nëse nuk do ishte vetë dëshmitare nuk do e besonte sesi ndodhi.
Sara ndau me publikun edhe një moment tjetër nga xhirimet. Në pamje shihet Ledri i ulur, teksa i drejton vetes armën.