Vajza e Jakup Krasniqit: Ta adhuroj buzëqeshjen dhe kravatën me shqiponja, dalshi faqebardhë çlirimtarë

Sot është mbajtur seanca e parë gjyqësore kundër ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

Kjo seancë është përcjellur dhe nga Gresa Krasniqi, vajza e Jakup Krasniqit.

“Të adhuroj buzëqeshjen dhe kravaten me shqiponja që me aq krenari i mban gjithmonë. Jetofsh gjatë, dashnia ime. Dalshi faqebardhë Çlirimtarë e bashkë me ju faqebardhë dalt dhe lufta e lavdishme e UÇK-se!”, ka shkruar ajo.


Prej nëntorit të vitit 2020, ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, gjenden në paraburgim në Hagë të Holandës.

Krimet e supozuara përfshijnë: vrasje, torturë dhe zhdukje me forcë, dhe janë kryer në disa qytete të Kosovës dhe në disa zona të veri të Shqipërisë.

Të katërtit, ish-udhëheqës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, janë deklaruar të pafajshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *