Dy persona kanë përfunduar në Qendrën Emergjente të Spitalit Rajonal të Prizrenit, pasi dyshohet se janë sulmuar fizikisht nga një i ri, raporton Gazeta Sinjali.
Burimet e Gazetës Sinjali brenda Emergjencës bëjnë të ditur se një burrë dhe një grua, janë dërguar atje si pasojë e lëndimeve të marra nga një sulm fizik, ku 37-vjeçari ishte në gjendje të rëndë, ndërsa gjendja shëndetësore e 45-vjeçarja kishte vetëm lëndime të lehta trupore.
Sinjali mëson se dy viktimat janë motër e vëlla dhe ata dyshohet se janë rrahur keq nga vëllai i ish-bashkëshortes së 37-vjeçarit.