Edhe Kurti ishte sot në sheshin e Prishtinës, por në një ngjarje tjetër

Shënimin e Ditës Botërore të Autizmit, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti e vazhdoi me vizitën në qendrën e Asociacionit Nacional të Autizmit në Kosovë (ANAK).

Ku prej aty sëbashku me fëmijë, prindër dhe pedagogë, në pemën pranë ndërtesës së Qeverisë, vendosën mesazhe për ndërgjegjësim.

“Autizmi është veçanti nuk është uniformë”, e “Vullneti thyen edhe gurin”.

Më tutje, Kryeministri vizitoi edhe Asociacionit Nacional të Autizmit në Kosovë.

Postimi i plotë:

Në Ditën Botërore të Autizmit, bashkë me fëmijë, prindër e pedagogë, në pemën pranë ndërtesës së Qeverisë, vendosëm mesazhe për ndërgjegjësim. “Autizmi është veçanti nuk është uniformë”, e “Vullneti thyen edhe gurin”, ishin dy nga ato, që kërkojnë promovim dhe jetësim.

Nga aty vazhdova për vizitë në ambientet e punës së Asociacionit Nacional të Autizmit në Kosovë. Elion Paloja ma dha ftesën për koncertin e tij solistik, të cilin do ta mbajë nesër në 12:00, në Shkollën “Prenk Jakova” në Prishtinë. Ndërkaq nga Albin Dulahi, e pranova një pikturë shumë të veçantë, ashtu siç ishte edhe vet ai. U dakorduam që në një nga ditët e javët në vijim, bashkë me fëmijët ta bëjmë një vizitë të përbashkët në ndonjërën nga ndërmarrjet vendore.

I falënderoj dhe u jam mirënjohës për punën e madhe profesionistëve që angazhohen përditë aty. Ne jemi zotuar që t’i përmbushim obligimet që i kemi detyrë e përgjegjësi. Aty ku nevojat janë më të mëdha, aty duhen edhe ndihma, edhe kontributi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *