Rreth 100 mijë njerëz kanë dal sot nëpër sheshet e Prishtinës në organizimin “Marshi për Drejtësi” në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që po mbahen në Hagë, i cili ishte organizuar nga iniciativa “Liria ka emër”.
Organizatorët Ismail Tasholli dhe Eliza Hoxha, kanë falënderuar të gjithë qytetarët që në mënyrë masive i janë përgjigjur thirrjes për të marshuar për drejtësi për ish-krerët e UÇK-së që po mbahen padrejtësisht në Hagë, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi dhe bashkëluftëtarët e tyre.
Në protestë kanë marrë pjesë edhe një mori fytyrash publike nga estrada shqiptare.
Teuta Krasniqi, Genc Prelvukaj, Skivi e Leonora Jakupi janë vetëm disa nga yjet e estradës që u panë të pranishëm në protestë. /arbresh.info