Inspektorët komunalë shpesh hasin në rezistencë te qytetarët të cilët refuzojnë të bashkëpunojnë për çështje të ndryshme, të cilat zakonisht përbëjnë shkelje të ligjit. E një rast i tillë ka ndodhur edhe mesditën e sotme në fshatin Vitomiricë të Pejës, ku dy inspektorë të ndërtimit janë ballafaquar me kërcënime serioze nga një qytetar, raporton Gazeta Sinjali.
Sinjali mëson se dy inspektorët kishin shkuar në shtëpinë 68-vjeçarit, ku kishin kërkuar dokumentacionin që nevojitet për ndërtim. Në mungesë të tij, i dyshuari kishte filluar t’i shajë e ofendojë dy zyrtarët, të cilët i kishte sulmuar duke i gjuajtur me një fshesë.
Ai madje iu drejtua atyre me fjalët “nanën kam me jau q*, ju la në histori”.
Për shkak të veprimeve të tij agresive dhe mungesës së bashkëpunimit, i moshuari është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor për intervistim.
Pas përfundimit të procedurave policore, 68-vjeçari është dërguar në mbajtje për 48 orë.