Bëhet i gjallë Sveçla: Serbi i arrestuar sot është pjesë e strukturës kriminale “Mbrojtja Civile”

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla ka reaguar pas arrestimit të të dyshuarit për djegien e veturave në veri.

Djegien e veturave në veri, Sveçla ka thënë se janë të orkestruara nga Beogradi, i cili e ka quajtur akt kriminal.

Përmes një postimi në Facebook, Sveçla ka thënë se secili individ që është pjesë e grupeve kriminale e që ka qëllim destabilizimin e vendit, do të sillet para drejtësisë.

“Djegia e veturave të qytetarëve tanë në veri e orkestruar nga Beogradi me qëllim të shkaktimit të frikës tek qytetarët tjerë është pa dyshim akt i rëndë kriminal. Siç edhe kemi thënë sa herë kanë ndodhur akte të tilla, njësitet relevante policore kanë qenë të angazhuara në identifikimin e kriminelëve që kanë kryer akte të tilla“, shkruan ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *