Mbajtja e armëve nga të miturit tashmë është bërë dukuri që po shqetëson prindërit dhe shoqërinë, mirëpo kjo dukuri duket se i ka prekur edhe të miturit. Këta të fundit në shumë raste i përdorin ato edhe gjatë përleshjeve, por ka herë kur ndodh që aksidentalisht shkaktojnë lëndime te personat e tjerë, raporton Gazeta Sinjali.
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në rrugën ‘Ahmet Prishtina’ në Prizren, ku një person i mitur ka mbetur i therur me thikë nga shoku i tij.
Burimet e Gazetës Sinjali brenda Emergjencës kanë bërë me dije se 14-vjeçari është dërguar atje me plagë në pjesën e barkut dhe pas intervenimit të mjekëve, gjendja e tij shëndetësore është stabilizuar dhe ai ndodhet jashtë rrezikut për jetë. Mirëpo i njëjti është hospitalizua
Ndërkohë lidhur me rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë marrë dëshminë e viktimës.
Sipas të miturit, gjithçka ka ndodhur teksa po qëndronin bashkë me shokun e tij të të njëjtës moshë. Duke luajtur me një thikë në dorë, i dyshuari nga pakujdesia e ka goditur viktimën me thikë në bark.
I dyshuari është paraqitur në stacion policor dhe ka dorëzuar thikën që është përdorur në rast e më pas i është nënshtruar edhe procedurave tjera policore.
Me urdhër të prokurorit, ndaj tij është iniciuar rasti ‘Lëndim i lehtë trupor’.