Reshjet e shiut gjithmonë zbulojnë se sa dobët asfaltohen rrugët në Kosovë.
Shiu që ka rënë sot ka treguar se rrugët në qytetin e Istogit janë një tmerr i vërtetë, shkruan Neutral.al
Istogasit tash mund të krenohen të thonë se kanë një deti në qytetin e tyre.
Rrugët atje janë të paqarkullueshme pas reshjeve të shiut. Ndoshta për të qarkulluar duhet të posedosh një anije, pasi me veturë sipas pamjeve është shumë, shumë e vështirë. /Neutral.al/