Nëse dëshira e pëlqimeve ju ka hyrë përgjithmonë në gjak dhe ndonjëherë zhgënjeheni kur numri i “like”-ve nuk është i kënaqshëm, ne jemi të lumtur për ju.
Zakonisht në dimër ndikim më të madh kanë postimet që bëhen në orën 08:00 të mëngjesit dhe në orën 20:00 të mbrëmjes. Gjë që ka kuptim pasi ne të gjithë lëvizim pak në mëngjes duke u përpjekur të zgjohemi, si dhe gjatë natës për t’u çlodhur.
Mirëpo, kjo nuk ndodh me muajt e verës dhe ky është shqetësimi i madh.
Gjatë pushimeve duket se gjëja më e kujdesshme që duhet bërë është të postojmë fotot tona vonë natën.
Nga ora 01:00 deri në 02:00 të mëngjesit, atëherë kur nuk ka shumë lëvizshmëri, është mundësia që fotot tona të marrin atë që meritojnë, pasi shumë janë aktivë, por pak postojnë