Prishje e miqësisë mes tyre? Efi shpjegon arsyen se pse nuk është takuar me Kiarën jashtë BBV

Efi ka zbuluar se nuk është takuar me Kiarën pas daljes së saj nga Big Brother për shkak se i ka lënë asaj hapësirën e saj që të ambientohet me jetën jashtë.

Ajo tha se natën që moderatorja u eliminua i ka dhënë disa këshilla se si të përballet me komentet, të cilat mund të jenë edhe negative.

“I dhashë këshillat se si të përballet me realitetin jashtë. Nuk kemi folur Akoma dhe unë e kuptoj shumë mirë. Mua m’u deshën shumë kohë që të takoja miqtë e mi”, tha Efi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *