Dikur ishin të pandashme, por shoqet e ngushta Arbnora Ademaj dhe Dafina Dauti nuk flisnin prej 5 vitesh pasi kishin prishur raportet për shkak të një problemi personal.
Hatërmbetja mes tyre ishte reflektuar edhe në intervistat e vajzave atë kohë, të cilat nuk kishin kursyer ‘thumbat’ për njëra-tjetrën”.
Por duket se vajzat kanë rregulluar raportet e tyre dhe pas 5 vitesh flasin sërish.
Kjo u pa në një nga postimet e fundit të Arbnorës ku vëmendje të madhe mori komenti i Dafinës.
“O shpirt e dritë”, shkruante këngëtarja duke zbuluar se ndonëse ka kaluar kohë ato i janë rikthyer shoqërisë si më parë.