Tentuan të grabisin argjentarinë në Pejë, pronari e godet hajdutin me mjete të forta dhe e bën për spital

Gjatë ditës së sotme është tentuar të grabitet argjendaria Euro-Gold në qytetin e Pejës.

Zëdhënësi i Policisë në Pejë, Fadil Gashi, ka thënë se grabitja është parandaluar nga pronari i argjendarisë, pasi ky i fundit e ka goditur me një mjet grabitësin.

“Rreth orës 18:20 jemi njoftuar se në qendër të qytetit një person ka tentuar të grabitë një argjendari.

I dyshuari është goditur me një mjet nga pronari apo viktima në këtë rast. I dyshuari është në emergjencë të spitalit dhe është duke u trajtuar” ka thënë Gashi.

/JoqKosova/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *