Aventura e Juliana Nura në Big Brother VIP Kosova përfundoi duke qenë finaliste teksa mbeti një prej personave më të komentuar.
Xhuli së fundmi ka zbuluar se iu është rikthyer angazhimeve në Londër aty ku jeton dhe punon prej vitesh.
Nga atje, finalistja e BBVK ka bërë disa postime në Instagram teksa tha se i kishte munguar Londra.
Xhuli dha edhe një mesazh ku thotë se ajo është dëshmia që gjërat që i kanë ndodhur do të mund ta vrisnin, por e bënë shumë herë më të fortë.