Tenisti serb Novak Gjokoviç ka ndjekur nga tribuna fitoren e Yllit të Kuq të beogradit ndaj Valencias (92:73) në xhiron e 31-të të Euroligës së basketbollit europian.
Në një moment tenisti, Novak Djokoviç u shfaq I emocionur sipas mediave serbe kur dëgjoi tifozët e Zvezdës duke brohoritur “Kosovë është Serbi”.
Kjo thirrje skandaloze, e turpshme dhe e dënueshme në ambientet sportive gjëmonte si rrallëherë “Pioneri” dhe Nole ngriti grushtin lart dhe përshëndeti këngën e fansave të pranishëm në atë pallat sporti.
Tenisti serb është I njohur për mbëhtetjet e tij nacionaliste në shumë dalje publike, vlen të përmendet se ai është me origjinë nga Mitrovica.
/Insajderi/