Një lokal me emrin “Mino Caffe Bar” në Prishtinë ka hapur konkurs pune për pozitat si kamarier, shankist dhe pastruese.
Paga që po e ofron pronari i këtij lokali është skandal në vete, shkruan Neutral.al
Pronari i këtij lokali po ofron pagë 120 EURO për pastruese e cila do të punojë në ndërrim të natës, dhe 240 euro për kamerier e shankist të cilët do të punojnë plotë nëntë orë.
Njoftimi për këtë konkurs pune është bërë i ditur në njërin nga grupet më të madha në Facebook “Network Prishtina”.
Ky postim nuk u prit aspak mirë nga personat që janë pjesë e grupit, që shprehën mllefin ndaj pronarit.